Tarifat e shërbimit të rimorkimit që aplikohen në të gjitha portet e hapura të Republikës së Shqipërisë janë si më poshtë vijon:

 

Deri në 1000 GRT                                              150 Euro

1001 – 2000 GRT                                                200 Euro

2001 – 3000 GRT                                                350 Euro

3001 – 5000 GRT                                                500 Euro

5001 – 7000 GRT                                                600 Euro

7001 – 10000 GRT                                              760 Euro

10001 – 15000 GRT                                            950 Euro

15001 – 20000 GRT                                            1100 Euro

20001 – 25000 GRT                                            1300 Euro

Mbi 25000 GRT për çdo 5000 GRT 200 Euro shtese mbi vleren 1300 Euro

 

Ø Rimorkimi është i detyrueshëm për të gjitha anijet që transportojnë lëndë të rrezikshme e lubrifikante, gjithashtu dhe për anijet e tjera të mallrave dhe udhëtarëve me kapacitet mbi 1000 GRT.

Ø Për rimorkimin e anijeve Ro-ro dhe të udhëtarëve aplikohet zbritje 20% të tarifës bazë.

Ø Për rimorkimin e anijeve të ngarkuara me mallra të rrezikshme dhe karburante aplikohet shtese 20% të tarifës bazë.

Ø Për rimorkimin e anijes pa ndihmën e makinerisë së saj aplikohet shtesë 50% të tarifës bazë.

Ø Kur anija lëviz nga një kalatë në tjetrën paguhet 100% e tarifës.

Ø Tarifa për vënien e rimorkiatorit në gatishmëri (asistencë) miratohet në masën 40% të tarifës bazë.

Ø Tarifa për shërbime dhe rimorkimin e anijeve jashtë porteve është 1000 Euro/ora.

Ø Tarifat e përcaktuara në këtë urdhër janë për kohen kur shërbimet kryhen nga ora 07:00 deri ne 17:00. Kur shërbimet kryhen nga ora 17:00 deri në orën 07:00, ditëve të diela dhe festave zyrtare, aplikohet një shtesë prej 50% mbi tarifën bazë.

Ø Anijet që transportojnë lëndë të rrezikshme e karburante me gjatësi mbi 130 ml dhe anijet e mallrave me gjatësi mbi 140 ml e kanë të detyrueshëm shërbimin e dy Rimorkiatorëve gjatë hyrjeve dhe daljeve në porte pavarësisht nëse disponojnë paisje ndihmëse (bow thruster).

Ø Shërbimi i rimorkimit llogaritet sipas kohës së punës së kryer në bazë të tarifave të miratuara “Për një orë punë ose pjesë të orës”. Cdo pjesë e orës quhet orë e plotë. Koha e punës llogaritet nga çasti i lëvizjes së rimorkiatorit nga baza e nisjes dhe mbaron në momentin e kthimit të tij në bazë.

Ø Per kryerjen e operacioneve te shpetimit operohet ne baze te nje kontrate paraprake te parashikuar verbalisht ose me shkrim.